Policia shqiptoi dy gjoba në vlerë prej 400 euro ndaj dy kundërvajtësve në Gjilan

10:29 | 20 Janar 2025
E.G

Njësite Patrulluese dhe Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në disa raste të ndara gjatë vikendit kanë shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 400 euro, 4 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 10 muaj ndaj dy kundërvajtësve të cilët janë hasur duke bërë gara shpejtësie me automjete.

Po ashtu gjatë vikendit janë shqiptuar edhe 12 gjoba kundërvajtëse dhe masa e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 12 kundërvajtëse të cilët gjatë kontrollit janë hasur duke: drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, tejkalim në vijë të plotë, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar të lëvizjes e kundërvajtje të tjera të parapara me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, shkruan Arbresh.info.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/