Policia e Kosovës ka shqiptuar 1245 gjoba ndaj shoferëve dhe pasagjerëve që janë hasur pa rrip të sigurisë.
Policia njofton se realizimi i këtij aktiviteti është sipas planit ROADPOL, për muajin mars, shkruan Arbresh.info
Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se , policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.
Njoftimi i plotë:
Realizimi i aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Mars 2024 – “Kontrolli i përdorimit të rripit të sigurisë”
Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2024 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 11 deri 17 Mars 2024, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e përdorimit të rripit të sigurisë, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,534 pika të kontrollit të mjeteve dhe janë kontrolluar 5,974 mjete ku ndaj shoferëve dhe pasagjerëve që janë hasur pa rrip të sigurisë janë shqiptuar 1,245 gjoba.
Hamza: Si kryeministër, do të punoj për ekonomi digjitale të...
2.2 miliardë lekë për shtresat në nevojë, Qeveria e Shqipëri...
Edi: Po supozoj që dikush i ka ndërhyrë Dolces në lojë
Dovbyk largohet nga Roma, Premier League e ardhmja e tij
Kryediplomatja shqiptare: RMV të respektojë shqipen, identit...
KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues