Doganierët në pikën e kontrollit administrativ në Merdare kanë ndaluar një autobus të linjës Prishtinë – Dortmund, pasi një shqiptar nga Kosova kishte tentuar të kontrabandojë telefona celular dhe pajisje të tjera teknike, vlera e të cilave është vlerësuar të jetë rreth 400 mijë paund
Malli i padeklaruar, ishte pjesë e bagazhit të shtetasit gjerman me origjinë shqiptare (identiteti nuk i dihet), i cili ishte pasagjer në linjën e autobusëve Prishtinë – Dortmund.
Doganierët në Merdare i gjetën atij një sasi të madhe të mbushësve të telefonave celular, pajisje dekorative dhe pajisje të tjera teknike, shkruan Telegraf.rs, transmeton Gazeta Express.
Përveç kësaj, doganierët gjetën edhe një sasi të madhe të CD’ve me muzikë popullore shqipe.
Megjithatë, procedura ka kaluar në gjykatë, por sipas informacioneve të portaleve serbe, mallrat e padeklaruara të gjetura në torbën e personit në fjalë, janë konfiskuar dhe se kundërvajtësi është gjobitur.

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...
Vdes një 59-vjeçar në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një ...
Konjufca merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tira...
Istog: I mituri nuk ndalet pas urdhërit, policia arrin ta ka...
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...