Google ADS

Policia serbe ndalon edhe 20 kosovarë

18:08 | 9 Shkurt 2015
Arbresh Info

Policia kufitare serbe në rrethinën e Suboticës sot e ka parandaluar një grup të kosovarëve që ilegalisht ta kalojnë kufirin me Hungarinë, raporton Tanjug.

Grupi prej rreth 20 personash, të rinj dhe familjarë me fëmijë të vegjës, janë zbuluar në afërsi të autostradës, afër kalimit “Subotica-Sever”.

Që nga fillimi i dhjetorit deri me sot, Policia kufitare serbe ka parandaluar kalimin ilegal të kufirit te rreth dymijë shqiptarëve nga Kosova.

Kundër 1670 personave është ngritur kallëzim penal, ku me pas me një gjobë me para janë liruar. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme