Policia e Ksoovës ka arrestuar një person në Ferizaj të cilit i është sekuestruar një pushkë dhe 21 fishekë.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, është inicuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, që nga data 16.05.2025 ka hetuar një informacion, lidhur me dyshimin se personi L. H, 31 vjeç, posedonte në mënyrë të kundërligjshme një armë zjarri. Më 25.05.2025, pas analizimit të informatës, hetuesit kanë kontaktuar të dyshuarin, i cili ka pranuar posedimin e një pushke gjysmë automatike pa leje. Në shtëpinë e tij në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, janë sekuestruar një pushkë dhe 21 fishekë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Me autorizim të prokurorit të shtetit, është inicuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim