Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Prizrenit, ka sekuestruar dy armë zjarri në dy raste të ndara, duke iniciuar procedura penale ndaj dy personave të dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve.
Policia ka njoftuar se rasti i parë është regjistruar më 14 tetor në Prizren, pas publikimit të një videoje në rrjetin TikTok, ku një person shihej me armë zjarri.
Pas identifikimit dhe bastisjes, policia ka konfiskuar një pistoletë me gaz të tipit BLOW F92 Cal. 9mm, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.
“Rasti i dytë ka ndodhur më 16 tetor në Krushë të Madhe, ku pas informatave operative, është kryer kontroll në shtëpinë e një të dyshuari dhe është sekuestruar një tjetër pistoletë. Procedurat ndaj të dyshuarit po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Shtetërore”, thuhet në njoftim .
Të dy rastet po hetohen për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armës.”
Policia e Kosovës rithekson përkushtimin për garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë./Arbresh.info/
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...