Zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara.
Sipas policisë, janë realizuar 201 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 46 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime, shkruan Arbresh.info.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Policia njofton se gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 9 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.
Në po të njëjtën periudhë kohore, policia ka shqiptuar 4 mijë e 397 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./Arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë