Policia rrit prezencën, K9 në terren para ndeshjes Kosovë-Turqi

10:50 | 31 Mars 2026
E.G

Njësia K9 e Policisë së Kosovës ka zhvilluar kontrolle të detajuara në ambientet e hotelit “Sëiss Diamond” në Prishtinë, ku është akomoduar Kombëtarja e Turqisë.

Policët me qen fillimisht kanë kontrolluar parkingun në hyrje të hotelit, e më pas edhe hapësirat e brendshme, në kuadër të masave të shtuara të sigurisë para dhe gjatë qëndrimit të ekipit turk.

Forca të shtuara policore janë vendosur përreth hotelit, ku po qëndrojnë lojtarët dhe stafi i Kombëtares së Turqisë.

Ndërkohë, dy autobusë VIP të ardhur nga Turqia janë vënë në dispozicion për transportin e ekipit nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas.

Shpërndaje në rrjete sociale