Krahas angazhimeve të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve rrugore, Policia Rajonale e Ferizajt sot iu përgjigj thirrjes për dhurim vullnetar të gjakut, nën moton: “Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë – e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu.”
Në ambientet e Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, shumë pjesëtarë të policisë dhuruan gjak vullnetarisht, duke dëshmuar përkushtimin e tyre ndaj vlerave më të larta njerëzore, njofton policia, përcjell Arbresh.info.
“Humanizmi dhe sakrifica janë pjesë përbërëse e misionit të Policisë së Kosovës, dhe përmes këtij akti fisnik, u shpreh solidariteti me qytetarët në nevojë – veçanërisht me ata që trajtohen në institucionet tona shëndetësore.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e gatshme të mbështesë çdo fushatë të dhurimit të gjakut, duke qenë gjithmonë pranë qytetarëve, jo vetëm në detyrë, por edhe në jetë.”, thuhet tutje./Arbresh.info.

Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake