Policia e Kosovës shumë shpejt do të dalin në protestë.
Këtë e ka paralajmëruar Shaban Tasholli, përfaqësuesi i Sindikatës së Policisë së Kosovës në mbledhjen e Komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.
“14 orë çizmet nuk na ndahen. Policia nuk ka shujta 12-orëshe, që me ligj i takon. Nuk i paguhen orët shtesë, por deri në 60 orë. Kërkesa jonë është që të realizohet paketa 300 eurove, ndërrimi i natës, puna jashtë orarit dhe shujta. Asnjë përgjigje s’kemi nga Qeveria e Kosovës. Ne e kemi sot afatin e fundit për kërkesat tona. E them me shumë përgjegjësi, se policia është mbështetur për muri”.
Tasholli ka shtuar se këtë nuk e dëshiron institucioni i sigurisë, mirëpo, sipas tij, policia është mbështetur për muri.
“Protesta do të ndodhë dhe ne protestën mund ta kemi në kontroll 1 orë. Nuk dëshirojmë protestën, por jemi në situatën që jemi të detyruar ta bëjmë. Në Qeverinë e Kurtit me ministrin Xhelal Sveqla kemi arrit t’i merrnim 300 euro për dy muaj. Tani me Qeverinë e Hotit ndalen të gjitha, nuk ka asnjë përgjigje”, është shprehur ai. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2765481087068703
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...