Policia e Kosovës ka njoftuar se vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor kaloi i qetë dhe pa incidente serioze.
“Zbatimi i planit policor, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë pozitive që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa ndonjë incident madhor që do të kishte penguar/cenuar procesin zgjedhor, andaj vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze”, thuhet në komunikatën për media, shkruan Arbresh.info.
Policia e Kosovës më tutje ka njoftuar se sot janë iniciuar gjashtë raste, prej tyre katër të cilësuara si “Veprat Penale Kundër të Drejtave të Votimit“ dhe dy raste penale “Sulm ndaj personit zyrtar & Kanosje“.
“Janë shoqëruar 7 persona të dyshuar, ku me autorizim të prokurorit 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse 3 janë liruar në procedurë të rregullt, raste këto të cilat nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, vazhdon njoftimi.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe janë mbyllur nga ora 19:00 e tutje./Arbresh.info/
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...
Finalja po afron, vjen mbështetja nga Turqia, Demet Ozdemir ...
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasa...