Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ishte mikpritës i takimit me drejtorin e INL-së, Shawn Waddoups dhe atasheun e DOJ-ICITAP, Kimberly Riffe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.
Qëllimi i takimit ishte dhurimi i pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) për të ndihmuar në mbrojtjen e zyrtarëve të policisë gjatë pandemisë dhe pajisjeve të teknologjisë së avancuar për luftimin e krimit në Kosovë.
Në lidhje me këtë, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Mehmeti falënderoi Waddoups dhe Riffe dhe përmes tyre, qytetarët e SHBA-së dhe taksapaguesit për këtë donacion, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Policia e Kosovës merr nga Qeveria e SHBA-së.
Gjithashtu, Mehmeti theksoi se pajisjet e dhuruara do ta lehtësojnë punën e zyrtarëve të policisë në luftimin e krimit.
Drejtori i INL-së, Waddoups vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm që ata kanë me PK-në, ndërsa siguroi që mbështetja e tyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ai theksoi se nevojat e tjera për asistimin për Policinë e Kosovës do të identifikohen në të ardhmen, dhe në këtë mënyrë, ne do të ruajmë partneritetin në mes të dy palëve.

Shkak i një defekti, ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm n...
Aksioni në tregun e automjeteve, Inspektorati i Prishtinës s...
Pa befasi mbyllet xhiroja e 19 në Superligën e Kosovës – Rez...
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht