Një incident është shënuar gjatë patrullimit të përbashkët të njësive policore kufitare dhe trupave të KFOR-it në komunën e Leposaviqit, ku një veturë pa targa me dy persona të dyshuar ka tentuar t’i shmanget ndalimit nga ana e policisë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, pas tentimit për ndalim, njësiti policor ka arritur të ndalojë njërin nga të dyshuarit, i cili megjithatë nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë.
Në përpjekje për të menaxhuar situatën, njëri nga zyrtarët policorë ka përdorur pajisjen zyrtare – armën e shërbimit.
“Leposaviq / 10.08.2025 – 14:45. Gjatë patrullimit me KFOR-in, njësiti policor kufitar ka tentuar që të ndaloj një veturë të dyshuar pa targa me dy persona të dyshuar të cilët kanë tentuar t’i shmangen ndaljes. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar përkundër faktit se është arritur që të ndalohej nga njësiti policor, i njëjti nuk i ka zbatuar urdhrat e zyrtarit policor, me ç’rast zyrtari policor ka përdorur pajisjen zyrtare – armën (për çka edhe është njoftuar IPK-ja), mirëpo të lënduar nuk ka. Ndaj personit të dyshuar gjyqtarja kompetente ka udhëzuar që të shqiptohen dy fletëparaqitje tiketë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Arbresh.info
Trump “njollos” demokratët: Biden presidenti më i keq, Obama...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit: KQZ tregon se si duhet të plotësoh...
Komunat veriore me shumicë serbe tërhiqen nga Asociacioni i ...
Prishtina ndez sonte dritat e fundvitit
Heqja e 50% të masave të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet si ha...
Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na d...