Pas sulmeve terroriste të ndodhura ditë më parë në aeroportin “Ataturk” në Stamboll të Turqisë, janë shtuar masat e sigurisë pothuajse në shumë vende tjera. E në mesin e atyre shteteve është edhe Kosova.
Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë vërehet shtim i policëve duke patrulluar, raporton Indeksonline. Madje ajo që bie në sy është mbajtja e armëve të gjata.
