Policia e Kosovës raporton se ka parandaluar kontrabandimin me emigrant në fshatin Vërmicë të Prizrenit.
Gjatë patrullimit, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollit kanë gjetur katër emigrante, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është arrestuar ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendren e Azilit në Magure.
“Fsh. Vërmicë, Prizren 19.11.2024 – 17:15. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veturë janë hasur 4 refugjat. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa katër refugjatët-emigrantët janë dërguar Qendrën e Azilit -Magure. Rasti në procedurë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”