Zjarri që ka kapluar banesën në rrugën Afrim Vitia në Prishtinë ka shkaktuar dëme materiale, por pa ndonjë person të lënduar, raporton Arbresh.info .
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se edhe pse në kohën kur ka shpërthyer zjarri, në banesë gjendeshin katër persona, nuk ka asnjë të lënduar bnga pasojat e zjarrit.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe ekipet mjekësore. Zjarri është lokalizuar shpejtë nga ana e zjarrfikësve, raportohet vetëm dëme materiale edhe pse në momentin kur ka shpërthyer zjarri, brenda banesës ishin katër persona”, bën të ditur policia.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri. Sipas tyre aktualisht policia është duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes./Arbresh.info
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...