Policia e Kosovës ka ftuar në intervistë me gojë, të gjithë kandidatët të cilët me sukses kanë kaluar testin e shkathtësive fizike.
Vendi i mbajtjes së intervistës me gojë është në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Administrata e PK-së në Prishtinë.
Sipas orarit të paraqitur në listat e publikuara në ueb-faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com dhe në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës. Kandidatët ditën e zhvillimit të intervistës duhet të paraqiten së paku 15 minuta para kohës së caktuar dhe duhet të kenë me vete:
1. Numrin e aplikacionit,
2. Letërnjoftimin ose pasaportën e Republikës së Kosovës.
Listat mund t’i shihni këtu: https://goo.gl/p9GYx4.
Hoxhaj takim me deputetin ukrainas: Njohja dhe forcimi i mar...
Kryeprokurori Isufaj takon kongresistë amerikanë, diskutojnë...
Presidentja Osmani kundër shtrenjtimit të ri të rrymës, do t...
Gjendet pa shenja jete një 86-vjeçar në shtëpinë e tij në Ra...
Italia heton turizmin e snajperëve në Sarajevë gjatë luftës ...
Vazhdon rënia e Bitcoin-it