Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur një hetim lidhur me pamfletet kërcënuese që janë shpërndarë në veri të vendit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtorit të policisë për veriun, Veton Elshani, ku sipas tij këto pamflete përmbajnë mesazhe urrejtjeje dhe janë gjetur në disa lokacione në atë rajon.
Rasti është marrë në duar nga Prokuroria Speciale dhe po hetohet për “Nxitje të urrejtjes dhe përçarjes”.
Tutje, ai ka thënë se aktualisht nuk ka të dyshuar ose të arrestuar lidhur me këtë çështje.
“Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi has në pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër te prokurorisë speciale rasti iniciohet si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”. Nuk kemi të dyshimtë e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, ka thënë Elshani./Arbresh.info
Laporta shpërthen ndaj Real Madridit dhe arbitrimit
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special ...
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut