Njësitë policore të stacionit në Shtime kanë arrestuar sot një person të kërkuar nga gjykata, në fshatin Petrovë.
I arrestuari, L.H. (25 vjeç), shtetas i Kosovës, ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, për të cilën ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.
“Njësitë policore të stacionit policor në Shtime kanë arrestuar sot, rreth orës 13:50 në fshatin Petrovë, një person të kërkuar nga gjykata. I arrestuari me inicialet L.H. (M/K), 25 vjeç, ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, për të cilën ishte dënuar me gjashtë (6) muaj burgim. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar për vuajtjen e dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatës ndaj të gjithë personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të saj, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kurti në hapjen e Javës së Frankofonisë: Dialogu është më i ...
Enzo Fernandez i “mbyll derën” Real Madridit
Kurti mori pjesë në 75-vjetorin e Themelimit të Arkivit të K...
Medon Berisha humb sezonin njofton Lecce
Kjo është gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u plagos so...
S’ndërlidhet me detyrën zyrtare, IPK: Policia në kërkim të t...