Në vazhdimësi të angazhimeve policore në ngritjen e masave të sigurisë në trafikun rrugor dhe me qëllim të vetëdijesimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, ka filluar së realizuari fushatë vetëdijesimi me moton “Java e sigurisë rrugore“, ku përmes kësaj fushate synohet të vetëdijesohen pjesëmarrësit në trafik në veçanti ngasësitpërcjell arbresh.info.
Edhe pse veprimet policore në fushën preventive janë duke u zbatuar në përputhje me autorizimet dhe masat ligjore, përkundër këtyre është vlerësuar si e nevojshme dhe e domosdoshme veprimi alternativ ku policia për pjesëmarrësit në trafikun rrugor po shpërndanë fletushka me porosi vetëdijesimi/sensibilizimi për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut rrugor me fokus në fushat: Përdorimi i alkoolit, përdorimi i telefonit, tejkalimi në vijë të plotë, siguria e motoçiklistëve në trafik, siguria e fëmijëve gjatë ngasjes në ulësen e parë.
Në kuadër të kësaj fushate, pjesëmarrësve në trafik nga ana e zyrtarëve policor në teren do t’u shpërndahen një numër i konsiderueshme i fletushkave me mesazhe vetëdijesimi. Kjo fushatë do të vazhdoj edhe ditëve në vijim.
Realizimi i kësaj fushate edhe një herë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë, për vetëdijesim/sensibilizim dhe ngritje të sigurisë në trafikun rrugor. Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t`iu përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në trafik . /arbresh.info/

“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania