Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion nëpër disa komuna të vendit
Mediat në vend raportojnë se dy zyrtarë të Komunës së Istogut janë shoqëruar në Polici për intervistim.
Aksionin për bastisje në disa lokacione e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, për arbresh.info ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani./arbresh.info/
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...