Stacioni i Policisë në Gjakovë pas një angazhimi të vazhdueshëm operativ dhe veprimeve hetimore, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë dy persona,të kërkuar me urdhërarrest gjyqësor të cilët ndodheshin në arrati.
Të arrestuarit janë: L.K, mashkull 30 vjeç, i dënuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Lëndim i lehtë trupor” me 1 vit e 8 muaj burgim, dhe L.M mashkull, 27 vjeçar , i dënuar për veprën penale “Vrasje në tentativë” me 3 vite burgim (përfshirë edhe periudhën e arrestit shtëpiak 6 muaj).
“Pas arrestimit të dy përsonat janë dërguar për vuajtje të denimit konform vendimeve gjyqësore. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe vazhdon angazhimin për kapjen e personave të kërkuar dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...