Stacioni Policor në Ferizaj, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Qendrën për Punë Sociale, ka shpërndarë 16 pako ushqimore për familje në nevojë në këtë komunë.
Sipas njoftimit të Policisë Rajonale në Ferizaj, secila pako ka vlerën prej 140 eurosh.
Këto pako u siguruan nga të ardhurat e grumbulluara gjatë aktivitetit humanitar “Vrapojmë me Policinë Tonë”, një minimaratonë e mbajtur më 12 qershor, me rastin e Ditës së Çlirimit të Ferizajt.
“Këto pako janë siguruar nga të hyrat e grumbulluara gjatë aktivitetit humanitar “Vrapojmë me Policinë Tonë”, minimaratonë kjo e mbajtur më 12 qershor 2025, me rastin e Ditës së Çlirimit të Ferizajt. Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e solidaritetit, shëndetit dhe sportit në shërbim të komunitetit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë pjesëmarrësit në minimaratonë, të cilët përmes blerjes së fanellave kontribuan në sigurimin e këtyre pakove ushqimore për familjet në nevojë’, thuhet në njoftim./Arbresh.info


Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran