Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shiu i rrëmbyeshëm që ra sonte në disa pjesë të Kosovës, ka vërshuar disa fshatra në komunën e Podujevës dhe Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se edhe rrugët magjistrale që lidhin këto dy qytete me Prishtinën janë përfshirë nga vërshimet në disa pjesë.
“Lidhur me reshjet e shiut, nga dy stacione policore, Podujevë dhe Vushtrri jemi njoftuar se në disa fshatra ka pasur vërshime. Fshatrat ku ka pas më shumë ujë janë: Lupç i Poshtëm, Bellopojë, Batllavë, Brainë (dëmtim i një ure) dhe Gërdoc të Podujevës dhe Dumnicë, Stanofc dhe Lumi i Madh të Vushtrrisë. Edhe rrugët magjistrale që lidhen këto dy qytete me Prishtinën kanë qenë të vërshuara në disa pjesë”, ka thënë Krasniqi, raporton arbresh.info.
Ai, po ashtu ka bërë të ditur se policia ka dal në terën dhe se deri tani nuk ka informata për të lënduar, ndërsa disa familje janë evakuuar.
“Policia ka dal në teren bashkë me ekipet tjera relevante, në këto momente (ora 22), niveli i ujit ka filluar të bije. Deri në këto momente nuk kemi informata për persona të lënduar, kurse disa familje në fshatrat Stanovc dhe Dumnicë janë evakuuar”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...