Policia e Kosovës aktualisht duket të jetë ndërmjet “dy zjarreve”.
Nën presionin e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, Policia vazhdon aksionet e saj në respektim të masave, shkruan arbresh.info.
“Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës”, thuhet në apelimin e policisë.
Në anën tjetër, gastronomët shprehet të frustruar me ndërhyrjet e Policisë së Kosovës këtyre ditëve.
Gastronomët po ankohen për raste të shumta të shqiptimit të gjobave, të cilat po i cilësojnë si të padrejta.
“Aksionet e fundit të policisë që po i shohim duke ndodhur nëpër lokalet e gastronomisë, shpërfaqin një dhunë nga aparati i shtetit, si një “njoftim” për qytetarët kinse nuk po respektohen rregullat antiCOVID nga gastronomët, pas atyre fushatave të bujshme të strukturave politike, janë për të ardhur keq”, thuhet në reagimin e tyre.
Gjatë ditës pritet të diskutohen dhe më pas të vendoset në lidhje me masat anti-Covid19./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...