Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka ndaluar në Novosellë të Kamenicës pesë persona, tre shtetas të Serbisë dhe dy shtetas kosovar, të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.
Sipas policisë, në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt, shkruan Arbresh.info
“Novosellë, Kamenicë / 13.07.2024 – 10:20. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilën ndodheshin tre të dyshuar meshkuj Shqiptarë shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet se kishin kryer veprën e cekur. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
“Novosellë, Kamenicë / 13.07.2024 – 10:22. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilën ndodheshin dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër) kosovar, të cilët dyshohet se kishin kryer veprën e cekur. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin