Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti kishte në veturë një femër të mitur që dyshohet se është ngacmuar seksualisht.
Rasti ka ndodhur ditën e diel rreth orës 13:30.
“Prizren, 07.03.2021 – 13:30. Gjatë patrullimit njësiti policor ka ndaluar një veture të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuar mashkull kosovar dhe në veturë ishte viktima kosovare e mitur për të cilën dyshohet se ishte ngacmuar seksualisht”, thuhet në raport.
Policia bën të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...