Policia e Kosovës raporton se kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë në Vraqevo të Leposaviqit të cilin e drejtonte një burrë, shtetas i Serbisë.
Sipas policisë, është vërtetuar se i njëjti ka hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia ilegalisht, shkruan Arbresh.info.
I njëjti është intervistuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Vraqevo, Leposaviq / 14.01.2025-20:00. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Serbisë, drejtuar nga i dyshuari serb-shtetas i Serbisë. Gjatë verifikimit është vërtetuar se i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Republika e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...