Policia e Kosovës, në këtë rast njësia policore kufitare gjatë patrullimit të tyre në fshatin Vracevo të Leposaviqit, ka vërejtur disa kamion të cilët në rrugë ilegale kanë tentuar që ta kalojnë kufirin.
Me datë 10.04.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore kufitare gjatë patrullimit të tyre në fshatin Vracevo të Leposaviqit, ka vërejtur disa kamion të cilët në rrugë ilegale kanë tentuar që ta kalojnë kufirin.
Pas ndalimit të tyre, njësiti policor gjatë kontrollit ka vërejtur se dy kamionët e ndaluar ishin të ngarkuar me mallra (perime), në sasi prej rreth 18.400 kg domate dhe rreth 710 kg speca.
Policia e Kosovës sipas procedurave të parapara, dy kamionët me mallra i ka dërguar në terminalin doganor, për të vazhduar me procedura të mëtejme.
Pas intervistimit të personave të dyshuar, me urdhër të prokurorit kompetent të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
Bashkangjitur keni foto të mjeteve transportuese të ngarkuara me mallra. /arbresh.info/



57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...