Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se vazhdojnë aktivitetet sipas planit ROADPOL për kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”
“Njësia për Kontroll të Autostradave në vazhdim të implementimit të planit operativ “Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë” me datën 12.05.2023 ka realizuar kontroll të shtuar të mjeteve transportuese ku ka identifikuar kundërvajtje të ndryshme me ç’rast janë shqiptuar 50 tiketa trafiku, 13 prej tyre ndaj personave juridik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, sipas njoftimit, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës për një siguri më të madhe në trafik./Arbresh.info/



Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...