Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve”, njësitet e policisë nga stacioni policor në Shtërpcë, kanë realizuar një aksion në fshatin Kashtanjevë, ku është ndaluar dhe konfiskuar një automjet i tipit “gjip” me targa të skaduara, i cili transportonte drunj pa dokumentacion përkatës.
Policia njofton se aksioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve operative, ndërsa automjeti dhe materiali drusor janë sekuestruar për procedura të mëtejshme ligjore dhe ndëshkimore.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë angazhimin për parandalimin e prerjes dhe tregtimit të paligjshëm të drunjve, duke ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në linjat emergjente ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë””, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Polonia dhe Italia nuk do t’i bashkohen Bordit të Paqes
Trump i thotë Netanyahut se bisedimet bërthamore me Iranin d...
Meksika dhe SHBA-ja “operacion të koordinuar” në Paqësor, se...
Moti sot me shi në Shqipëri
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...