Policia e Kosovës ka zhvilluar një ligjëratë me nxënësit e shkollës “Kelmend Rizvanolli” në Gjakovë.
Në njoftimin për media nga policia mësohet se për nxënësit janë shpërndarë broshura me porosi për sigurinë rrugore, varëse reflektuese dhe vizore.
Tutje në njoftim thuhet se Policia do të vazhdojë me aktivitete vetëdijësuese dhe preventive me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Komunikata e plotë:
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, në vazhdën e implementimit të planit operativ “siguria e nxënësve në rrugë”, përveç mbajtjes së pikave të kontrollit në afërsi të shkollave në intervale të ndryshme kohore, ka vazhduar edhe me mbajtjen e ligjëratave për nxënës në shkolla të ndryshme me qëllim nxitjen për respektimin e rregullave në trafikun rrugor.
Një ligjëratë e tillë me datën 24.10.2023 është realizuar në shkollën e mesme të ulët “Kelmend Rizvanolli” në Gjakovë, ku pjesëmarrës ishin rreth 110 nxënës.
Përveç realizimit të ligjëratave, po ashtu për nxënësit janë shpërndarë broshura me porosi për sigurinë rrugore, varëse reflektuese dhe vizore.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë do të vazhdoj me aktivitete vetëdijësuese dhe preventive me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe ngritjes së vetëdijes qytetare për respektimin e rregullave në trafikun rrugor./Arbresh.info/



BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes