Infermierja shqiptare Linda Fetahu-Krivanjeva është ndaluar për tri orë nga policia kufitare serbe teksa po kthehej me familjen e saj nga Kosova drejt Luginës së Preshevës.
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, e ka cilësuar këtë veprim si një formë të hapur frikësimi.
Sipas Lutfiu, ndalimi ka ndodhur në kufi dhe përfshinte marrjen në pyetje të Fetahu-Krivanjevës nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Ai theksoi se infermierja është mbajtur për tri orë dhe ka qenë subjekt i presionit për shkak të angazhimit të saj publik në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
“Linda Fetahu-Krivanjeva, bija krenare e vendit tonë, infermierja që dikur u kujdes për ushtarët e lirisë dhe gjithmonë ka ngritur zërin për të drejtat e shqiptarëve të Luginës, u ndalua për tri orë në kufi nga policia serbe,” shkroi Lutfiu në Facebook.
Tutje paralajmëroi se raste të tilla mund të përsëriten, duke theksuar se ndalimi i saj është pjesë e një serie presionesh ndaj aktivistëve dhe qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës.
Vetë Linda Fetahu-Krivanjeva ka reaguar pas ngjarjes, duke e cilësuar ndalimin si presion të vazhdueshëm nga autoritetet serbe.
Ajo tha se veprime të tilla synojnë të intimidojnë shqiptarët aktivë në çështjet kombëtare dhe të drejtat e njeriut.
Rasti ka shkaktuar shqetësim në mesin e komunitetit shqiptar në Luginë, ndërsa pritet të ketë reagime edhe nga institucionet relevante në Kosovë e më gjerë.
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran