Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Migrim dhe të Huaj ka identifikuar e ndaluar 41 shtetas shtetaseve nga Shqipëria prej të cilëve 18 fëmijë dhe 23 të rritur të cilët kanë qëndruar në mënyrë të parregullt bazuar në Ligjin për të Huaj.
Sipas policisë, që të gjithë të identifikuarit dhe ndaluarit kanë hyrë legalisht në Kosovë si turist dhe gjatë qëndrimit këtu kanë qenë të evidentuar si lëmosh-kërkues nëpër pjesë të ndryshme të qytetit.
“Gjate trajtimit të tyre janë inkuadruar edhe hetuesit e Drejtorisë Kundër Trafikimit me Qeneje Njerëzore si dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale, të cilit i kane trajtuar të gjitha rastet nga fushë veprimtaria e tyre, mirëpo nuk janë gjetur elemente të trafikimit me qenie njerëzore”, bën të ditur policia.
Po ashtu bëhet e ditur se pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore dhe kompletimit të lëndëve, të gjithë shtetasit ndaj të cilëve është lëshuar urdhri i largimit me forcë janë depërtuar në mënyrë të organizuar për në shtetin e origjinës, Republikën e Shqipërisë.
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C