Policia e Kosovës ka realizuar kontrolle në shkollat e mesme të Vushtrrisë.
Atje, policët kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme.
Nxënësve u janë gjetur shtatë thika, një boks hekuri, një pistoletë plastike dhe gjësende tjera.
“Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale do t’ i paraqiten prokurorit kompetent”, thuhet në komunikatën e policisë.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë ditës së sotme kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.
Mbi bazën e vlerësimit me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç raste janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme të larta në Vushtrri.
Si rezultat i kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) thika, një (1) boks hekuri, një(1)pistoletë plastike dhe gjësende tjera.
Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale do t’ i paraqiten prokurorit kompetent.
Policia, mbete e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...