Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar se pas disa kontrolleve nga policia kanë arritur të lokalizohen katër lokacione me që rast janë konfiskuar substanca narkotike të llojit marihuanë, shkruan arbresh.info.
Rastet në raportin e Policisë:
Fsh.Magure,Lipjan, 05.08.2021-13:35. Raportohet se gjatë kontrollit në një dhome janë gjet dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike. Lidhure me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr.Xheladin Hana,Prishtinë, 05.08.2021-21:25.Njësiti patrullues gjatë një pike kontrolli ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit iu është gjet dhe konfiskuar 0.6 gram marihuanë .Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr.Isa Boletini,Prishtinë, 05.08.2021-23:00.Njësiti policor në rroba civile ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti ka gjet dhe konfiskuar një qese me marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë, 06.08.2021-01:15.Njësiti patrullues gjatë një pike kontrolli ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit iu është gjet dhe konfiskuar një këse e vogël me marihuanë .Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...