Policia e Kosovës ka konfiskuar nëj armë zjarri me tetë fishekë në Skenderaj.
Sipas njoftimit të policisë, në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar nëj 58 vjeçar i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Arbresh.info.
“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme kanë konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë me tetë ( fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F. B., 58 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, njofton policia.
Policia bën të ditur se ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...