Mallrat në Kosovë po hynë edhe përmes kontrabandës.
Gjatë ditës së djeshme Njësiti Patrullues i Policisë së Kosovës ka ndaluar një veturë me targa lokale që drejtohej nga një person i komuniteti serb.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar mallra ushqimore dhe pije pa dokumente përcjellëse.
Me vendim të prokurorit mallrat janë konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në ndërkohë, pavarësisht taksës së vendosur ndaj produkteve serbe, në treg është vërejtur një sasi shumë e madhe e mallrave nga ky shtet.
Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, kishte thënë për lajmi.net se deri më sot vlera e mallrave të importuara nga Serbia kap shifrën e 770 mijë eurove, kryesisht lëndë e parë.
Megjithatë, as nga MTI e as nga dogana nuk ishin në dijeni se si këto mallra serbe kanë hyrë në Kosovë.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...