Policia e Kosovës në magjistralen Mitrovicë-Jarinje, kanë ndaluar një autobus i cili ka qenë i ngarkuar me pajisje teknologjike, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.
“Policia e Kosovës, në vazhdën e aktivitetit në luftën për parandalimin e kontrabandës, bazuar në analizën e informatave, me datën 3 mars 2023 rreth orës 06:08, në pikën e kontrollit tek Ura e Bistricës, magjistralja Mitrovicë-Jarinje, kanë ndaluar një autobus, me vozitës mashkull kosovar serb, i cili ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Leposaviqit në drejtim të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollimit, sipas policisë është vërejtur se në bagazhet e autobusit ka një sasi të madhe të mallit që dyshohet i kontrabanduar nga Serbia (laptop, monitor, pjesë kompjuterike, telefona, pjesë të telefonave mobilë, pjesë të automjeteve).
Për të gjitha rrethanat e rastit policia ka informuar se është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mallra’.
“Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme ligjore, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. /arbresh.info/
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu