Policia e Kosovës, ka sekuestruar afër 1 kg marihuan në veturën e një shtetasi të Kosovës, i cili kishte hyrë nga Shqipëria.
Sipas PK-së në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, vetura të cilën e drejtonte i dyshuari Y.S 27 vjeç, pas dyshimeve të bazuara të Policisë automjeti është selektuar për kontroll në vijën dytë.
“Me datë 04.12.2021 rreth orës 21:05, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, nga Shqipëria për në Kosovë ka hyrë një automjet me targa kosovare të cilin e drejtonte shtetasi kosovar me iniciale (Y. S.), viti i lindjes 1994, në Prishtinë.Pas dyshimeve të bazuara të Policisë automjeti është selektuar për kontroll në vijen dytë. Gjatë kontrollit më të detajuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në pjesën e motorit të automjetit është zbuluar një sasi rreth një kilogram (1kg) substancë e dyshuar si marihuan e cila ishte e mbështjellur në një qese najloni”, njofton PK, shkruan arbresh.info.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren dhe me vendim të Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti për hetime të mëtutjeshme adresohet tek Njësia rajonale e hetimeve të antidrogës në Prizren./arbresh.info/
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar