Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Gjilan në vazhdën e implementimit të Planit operativ “Siguria në trafik 2021”, sot në orët e paradites kanë vazhdu me kontrolle të shtuara të veturave dhe mjeteve transportuese me qëllim të preventimit dhe parandalimin e aksidenteve në trafik, në rrugën magjistrale Gjilan- Kamenicë.
“Vlen të ceket se vetëm gjatë vikendit janë shqiptuar gjithësejt dyqind e katërdhjet (240) gjoba të ndryshme përfshirë edhe konfiskimin e tetë (patentë shoferëve në raste të kundërvajtjeve të ndryshme si “tejkalim në vijë të plot, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar në bazë të shenjave të trafikut”, etj.”, njofton policia,
“Policia e Kosovës njësitet e Trafikut rajonal në Gjilan në vazhdimësi kërkojnë nga vozitësit dhe gjithë pjesmarrsit në komunikacion që të kenë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacion gjatë qarkullimit në rrugë sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim që bie në kundërshtim me ligjin”, përfundon njoftimi i tyre.
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...