Policia e Kosovës ka konfirmuar përfshirjen e vet në aksionin e ndërmarrë kundër këtij organizimi, me ç’rast janë arrestuar dy kosovarë, Besart Hoxha dhe Liridon Musliu.
“Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për krime kibernetike në koordinim me autoritetet kompetente ka ndërmarrë veprime të nevojshme sipas autorizimeve dhe ka realizuar kontroll në dy lokacione me ç‘rast janë konfiskuar, dy vetura, kompjuterë Laptop, shtëpiza kompjuteri, telefona celular, USB, foto aparat si dhe dokumente të ndryshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptar dhe të njëjtit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit dërgohen në mbajtje për procedura të mëtejme”, ka thënë për Koha.net. zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka njoftuar se është ngritur padi ndaj 36 personave për përfshirje në vjedhjen e identitetit të njerëzve në internet, në një skemë që shkaktoi humbjen e 530 milionë dollarëve të klientëve, bizneseve dhe institucioneve financiare.
Autoritetet ndërkombëtare kanë arrestuar 13 persona nga SHBA-ja, Kosova, Australia, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Serbia.
“Aktakuzat dhe arrestimet e sotme përbëjnë një nga ndjekjet më të mëdha në fushën e kibernetikës të ndërmarra në historinë e Departmentit të Drejtësisë”, ka thënë John Cronan, ndihmësprokurori i përgjithshëm.
Departamenti ka njoftuar se grupi i njohur përmes forumit të vet ‘Infraud’ kishte një skemë të sofistikuar me të cilën ruante ditëlindjet dhe fjalëkalimet e shumë njerëzve.
Grupi ishte krijuar në vitin 2010 nga ukrainasi Syvatslav Bondarenko.
Ata përballen me akuza për vjedhje të bankave, vjedhje të të dhënave dhe pastrim parash.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...