Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
I dyshuari është Ymridin Krasniqi i lindur në vitin 1988 dhe vjen nga Prizreni.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka njoftuar se ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prizren për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, shkruan Arbresh.info
Njoftimi i Policisë:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetar
Policia e Kosovës, ka pranuar autorizimin e Prokurorisë Themelore Prizren, për publikimin në media të fotografisë së të pandehurit Ymridin (Selver) Krasniqi, për të kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen dhe arrestimin e të pandehurit.
Ndaj të njëjtit eksiston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Të dhënat personale të të dyshuarit:
• Ymridin (Selver) Krasniqi (Badini),
• Data e lidnjes: 08.02.1988,
• Adresa: rruga ‘Selajdin Berisha’nr. 102 Prizren

Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...