Policia e Kosovës ka kërkuar ndihëm e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.
Sipas policisë, fotografia e të dyshuarit është publikuar me autorizim të prokurorisë kompetente, shkruan Arbresh.info.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast të mashtrimit si dhe për falsifikim të dokumenteve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka bërë apel që për çdo informatë të kontaktojnë në numrin e telefonit 192./Arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...