Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në Prishtinë.
Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuari, dhe ka apeluar tek qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192, shkruan Arbresh.info
Njoftimi plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar
Sektori hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në Prishtinë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.





Bordi i Paqes: Kosova dhe Shqipëria do të dërgojnë trupa në ...
Trump: Aleatët kanë kontribuar mbi 7 miliardë dollarë për Ga...
Miratimi i buxhetit në Komision, Rama: Një hap i rëndësishëm...
Bayern rikthen interesimin për Fisnik Asllanin
Mourinho ndalon çdo përmendje të Real Madridit te Benfica pa...
Zyrtare: Bukayo Saka nënshkruan kontratë të re afatgjatë me ...