Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarë për të gjetur një person i cili është raportuar i zhdukur në Pejë.
Personi i zhdukur është Fadil (Gjem) Muqaj 58-vjeçar nga fshati Jabllanicë e Pejës ndërsa policia ka publikuar edhe fotografinë e tij, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i zhdukur është:
• FADIL (Gjem) MUQAJ i lindur me 13.08.1967 në fshatin Jabllanicё e madhe-Pejё.
• PERSON I ZHDUKUR
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...