Gjatë ditës së diele në orët e para të mëngjesit është gjendur e vdekur në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” në lumin Erenik një vajzë e moshës 21 vjeçare. Trupi i pa jetë i 21 vjeçares është dërguar për obduksion në mjekësinë ligjore.
Viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. Ajo në orët e hershme të mëngjesit së ditës së shtunë ka marrë veturën e babait të saj ku rreth 4 kilometra larg shtëpisë është gjendur e vdekur.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në rajonin e Gjakovës, Kolonel Ahmet Hasi ka thënë për Express se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. Ai thotë se mjekësia ligjore do ta zbardhë gjithë çështjen.
Sipas Hasit vdekja e 21 vjeçares është cilësuar si e dyshimtë.
“..gjasat çojnë nga një vetëvrasje, por rasti deri në reaultatet e obduksionit po cilësohet si i dyshimtë. Trupi është dërguar për ekzaminim mjekësor në mjekësinë ligjore në Prishtinë. Viktima ka qenë nga një fshat i Gjakovës, e moshës rreth 21 vjeçare. Mjekësia ligjore do t’i zbardhë të gjitha gjërat e paqarta”, ka thënë ai.
Tutje Hasi ka bërë të ditur se vajza nuk ka rezultuar të jetë e zhdukur.
“Vajza nuk ka rezultuar që të jetë e zhdukur. Ajo e ka marrë veturën e babait dhe 4 kilometra larg shtëpisë ajo është gjendur e vdekur”, ka bërë me dije kolonel Ahmet Hasi.
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu