Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka treguar se rasti i rrahjes së ish-Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë së shëndetësisë, Ilir Tolaj ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, raporton Arbresh.info.
,Sipas policisë, Toplaj është sulmuar nga disa persona të dyshuar.
“Bëhet fjalë për viktimën I. T, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor” , thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë në stacionin policorë janë shoqëror dy persona të dyshuar për sulmin ndaj Tolajt
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje. Gjithashtu ka shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...