Policia jep detaje se çfarë ndodhi gjatë arrestimit të taksistit në Prishtinë
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje në lidhje të arrestimit nga ana e zyrtarëve të saj të një taksisti në Prishtinë.
Ahmeti, në një përgjigje të dhënë për arbresh.info, tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në lagjen Dardania.
“Sa i përket kompetencës së policisë me udhëzim të prokurorit kujdestar palës i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit 03 L 142, Neni 16, Mospërfillja e urdhrave të ligjshëm. Policia e Kosovës është e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit. Në të gjitha rastet ku mund të paraqitet ndonjë lëshim eventual nga zyrtarët policor është kompetencë e Inspektoratit Policor të Kosovës për hetim dhe trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.
Ndryshe, në një video të dërguar nga lexuesit në adresë të arbresh.info shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke arrestuar një taksist te Saneta në Prishtinë.
LEXO EDHE:
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...