Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar dhe një tjetër është dërguar për tretman mjekësor, pas përfshirjes në një rrahje që ka ndodhur sonte në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë arbresh.info se rrahja ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Sipas tij, si pasoj e përfshirjes në këtë rrahje, një person është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa një tjetër ka përfunduar në pranga të policisë.
“Rreth orës 18;30 është raportuar një rrahje në progres, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe një person i dyshuar është arrestuar. Një person është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke u marr me rastin dhe hetime lidhur me motivet e incidentit janë ne proces”, ka thënë Hoxha për arbresh.info.

Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...